Deputetja Rudina Hajdari e cilësoi firmosjen e marrëveshjes me maxhorancën dhe opozites parlamentare për reformën zgjedhore, një ditë historike për vendin drejt demokracisë.

Ajo tha se kishte mbajtur premtimin para qytetarëve, për listat e hapura, ndërsa i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare qe te hipe ne trenin e se ardhmes.

“Sot mori formën e një marrëveshjeje politike. Shqiptarët zgjedhjet e ardhshme do të votojnë atë që duan vetë dhe jo kryetari. Ajo që është dukur si e pamundur, një premtim që unë e mbajta. Jam para jush dhe them që jam “premtimmbajtëse”. Jemi këtu falë mbështetjes qytetare. Sot është moment i rëndësishëm për demokracinë. Dua t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohen “trenit” të së ardhmes”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re