Skip to content

“Jam unë autori”/ Momenti kur vrasësi i gjykatësit Kalaja, i dorëzohet policëve

WhatsApp Image 2025 10 07 at 12.49.19 PM

Pasi vrau gjykatësin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, autori Elvis Shkëmbi, kishte kohë të dilte jashtë gjykatës, të pinte një cigare, e me duar në xhepa të priste ardhjen e efektivëve të policisë, jashtë gardhit rrethues të institucionit. Ai pa të gjithë lëvizjet, e efektivëve teksa hynin në Gjykatë, pas sinjalizimit për krimin që kishte ndodhur, dhe në një moment, ngre dorën dhe iu thotë se është ai autori i vrasjes së gjyqtarit.

https:wp contentuploads202510WhatsApp Image 2025 10 07 at 12.51.58 PM

ABC News ka siguruar foto nga momenti i dorëzimit të tij te efektivët e policisë.

Në fotot e siguruara për ABC News, ai shihet ndërsa qëndron në derën e gjykatës së Apelit, i qetë e me duar në xhepa.

https:wp contentuploads202510WhatsApp Image 2025 10 07 at 12.52.22 PM

 

https:wp contentuploads202510WhatsApp Image 2025 10 07 at 12.51.58 PM 1

Bashkë me të, në pranga, sic duket edhe në foto, është vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi.

https:wp contentuploads202510WhatsApp Image 2025 10 07 at 12.51.57 PM

Sipas policisë Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë qëndruar në hollin e pritjes së gjykatës   rreth orës   3 e  29 minuta të mesditës  dhe më pas  janë futur në  sallën ku po zhvillohej seanca.  Gjashtë minuta më pas palët janë ngritur në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Kalaj ka shpallur  vendimin  Elvis Shkambi që ndodhej në sallë  ka  nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qelluar  disa herë në drejtim të gjyqtarit. Pas këtij veprimi ai   i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të Rakip dhe Ervis Kurtit  duke i plagosur të dy. Pas ngjarjes policia thote  se  Shkambi  ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori  është  prangosur menjëherë nga punonjësit e policisë pas daljes në oborr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori.