Media serbe i ka mëshuar një deklarate ironike të kryeministrit Rama një ditë më parë në Prishtinë, pas mbledhjes së dy qeverive, kur tha se Vuçiçin e ka vëlla.

“Sa i përket serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiqit, por qëndrimi im është se ne nuk kemi nevojë për një Serbi të radikalizuar, sidomos në kontekstin e sotëm. Dhe nëse shihni sasinë e të qeshurave dhe autoironisë kur unë dhe Kurti jemi bashkë, do të thoni ‘Nuk është vëllai i Vuçiçit, por vëllai i Albinit!’. Më lini të bëhem vëlla me të dy”, tha Rama, cituar nga B92.

Sipas medias së njohurv beogradase, ky reagim i të parit të qeverisë shqiptare erdhi si pas një pyetje gazetareske – nëse ai është një proserb? – si pas një statusi të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, në të cilin e cilësoi atë si një “politikan pro-serb”. Statusi u fshi më pas.

B92 i mëshon dhe deklarimit serioz të Ramës se Serbia duhet ta njohë me patjetër Kosovën.

“Zgjidhja përfundimtare është njohja e Kosovës nga Serbia dhe një paqe e drejtë që u përket shqiptarëve të Kosovës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re