Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi ka lënë qelinë. Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se kthimi i pronës te pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion m2 troje që fal Rama është qeverisje e mirë.

“Përshëndetje miq. Kisha ne plan te beja nje konference për shtyp live nesër me Skype nga shtëpia te përballesha me fakte dhe argumente me te gjithe gazetaret pavarësisht ngjyrave, por me duhet te sqaroj me avokatet nëse lejohet apo jo pasi vendimi i gjykatës nuk lejon te komunikoj me asnjë person përveç atyre ne banese 🙂Shumicën e keni te sqaruar ne fjalën qe pata dje para gjykatës qe e paska nxjerre AUDIO edhe Dr. Berisha ne faqen e tij. Ende nuk e kam dëgjuar 🙂

Mu kujtua 1945 (shihni listen bashkëngjitur) ku familja Begeja përfaqësohet me 3 përfaqësues, njeri stërgjyshi im, tjetri vëllai i gjyshes – pra 2 nga një familje 🙂 dhe nje tjetër kushëri bashkëpronar i familjes Begeja. Te gjithe u shpallen ARMIQ se ishin pasanike. Kthimi i Pronës tek pronari i ligjshëm qenka korrupsion, ndërsa 6 milion m2 troje qe fal Edi Rama është qeverisje e mire dhe kundra korrupsionit, njëlloj si 3 vkm me emër per Bolinon e ligjet si kostume qepim me porosi.

Ne statusin me te hershem keni te zbardhur fjalën time te djeshme per ata qe kane interes te shohin disa fakte kokëforta”, shkruan Malltezi.

Kujtojme qe Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duke caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”. Ndërkohë, nuk ndryshoi masën e detyrim paraqitjes për kreun e PD-së, Sali Berisha.

Malltezi akuzohet nga SPAK për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” në procedimin penal për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Akuza që janë hedhur poshtë nga të dy, ndërsa i kanë cilësuar thellësisht politike.

Në fjalime të ndryshme publike, kryedemokrati Sali Berisha ka argumentuar pse sipas tij, nuk qëndrojnë akuzat e SPAK. Për strukturën hetimore ka deklaruar se ka vepruar me urdhër të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re