Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se me arrestimin e Jamarbër Malltezit, synimi ishte të goditej opozita dhe Sali Berisha.

Sipas deputetit, vendimi i SPAK erdhi pas nisjes së aksionit të ri opozitar, që sipas tij “drithëruan regjimin dhe Edi Ramës”.

“Malltezi dhe Bektashi janë kolaterale, synimi këtu është Sali Berisha, këtë edhe bufi e kupton”, tha Noka, i ftuar në “Open”,

Flamur Noka: Kishim filluar kontaktet me aleatët dhe bashkimin e brendshëm kundër këtij regjimi. Këto e drithëruan regjimin dhe Edi Ramës, se ka investuar pafund për ta përçarë. U bën të gjitha provat dhe prandaj po bëhet kjo. Tentativa është që të goditet opozita të mos ecë para dhe të likuidohet. Malltezi dhe Bektashi janë kolaterale, synimi këtu është Sali Berisha, këtë edhe bufi e kupton. Duke e futur në këtë qejfull, Sali Berisha nuk ka mundur të vazhdojë atë betejë që nisi për inceneratorin, faktet të reja që nuk ishin parë. E gjitha për të mbyllur gojën. Jamarbëri u arrestua si të ishte një killer. U arrestua si një killer sikur do vriste 200 veta. Mënyra duke e pari si kriminel, problem i madh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re