“Jemi të gatshëm që t’ju urojmë mirëseardhje si anëtare e 30-të në aleancën tonë. Vota në referendum është vota më e rëndësishme historike e vendit tuaj”, ka qenë ky mesazhi i qartë i kreut të Mbrojtjes amerikane James Mattis, gjatë një vizite në Shkup.

Ai tha se këtë mesazh do ia përcillte dhe presidentit Ivanov, i njohur si kundërshtar i palëkundur i marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri.

“Shteti juaj sapo e shënoi përvjetorin e pavarësisë, prandaj në këtë formë edhe ju do të vendosni në referendum, i cili do t’ju mundësojë bashkimin e shtetit tuaj me 29 shtete tjera anëtare në NATO. Duke iu bashkangjitur NATO-s, ju do të rritni sigurinë e shtetit tuaj dhe kjo do të sjellë ekonomi dhe siguri më të lartë. Ashtu siç u rritën investimet në Mal të Zi, të njëjtat do të rriten edhe në Maqedoni”, u shpreh James Mattis, duke vizatuar kështu të ardhmen e Maqedonisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re