James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albrightit e Bill Clintonit, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën.

Rubini pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim Thaçin, angazhimin, UÇK-në dhe përvojën e tij në Kosovë.

James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka paralajmëruar vetë do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale.

Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një podcast me gazetaren e njohur Christiane Amanour, ai tregoi se në dëshminë e tij ka për të thënë shumë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albrightin dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Procesi ndaj tyre pritet të marrë epilog në fillim të vitit të ardhshëm, më shumë se pesë vjet nga fillimi i tij.

James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka paralajmëruar se javën tjetër do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale.

Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re