Dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë janë raportuar më 9 mars dhe bëhej fjalë për babë e bir të cilët e kishin marrë virusin në Itali.

Ndërsa, gjithmonë janë ngritur pyetje se rreth cilës kohë kanë nisur hetimet e para epidemiologjike në vend duke marrë parasysh edhe afërsinë e vendit tonë me Italinë e goditur rënë nga Covid-19. Më herët është deklaruar që hetimet e para kanë nisur nga fundi i shkurtit, më saktë nga data 28-29.

Ndërsa të enjten, Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë pyetje-përgjigjeve me gazetarët tregoi se kur është bërë testi i parë në vendin tonë.

Sipas saj, testi  parë është bërë më 31 janar të këtij viti.

Rovena Daja:Në 31 janar të vitit 2020 është kryer testi i parë, për një person të dyshuar për koronavirus në laboratorin e virologjisë në Institucionin e Shëndetit Publik. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re