Drejtoresha e ndihmës ekonomike- sociale në Kamëz, Klaudia Dosti në një intervistë për Fax Neës u shpreh sot mbi rastin e dhunës ndaj 6-vjeçares duke thënë se janë vënë në dijeni të shtunën dhe punonjësit socialë kanë shkuar menjëherë pranë të miturës në spital.

Dosti tha se janë marrë të gjitha masat në kuadrin ligjor për cdo aktor i cili ka pasur rol ndikues te rasti në mënyrë që ta parandalonte. Lidhur me rastet e abuzimit dhe dhunës në familje Dosti theksoi se për vitin 2021 sipas shifrave të mbërritura në Bashki janë 122 të tilla.

Ajo tha më së shumti janë dhunuar femrat në një familje por janë dhe 14 raste kur janë burrat ata që janë dhunuar, nga bashkëshortja apo fëmijët.

“Strukturat I shkojnë më pranë qytetarit, pandemia ka izoluar këta agresorë që nuk kanë mundur të menaxhojnë zemërimin e tyre. Për dhunën ndaj fëmijës, në kuadër të shifrave 122 raste të dhunës në familje për vitin 2021. Do doja të thoja që rastet më të shumta kanë qenë ndaj femrave, 14 raste ishin dhuna ndaj burrave.

Kjo bashki nuk ka një sektor të posacem për këto probleme. Komisariati I Policisë nr.5 na ka ndihmuar shumë për evidentimin e këtyre dhunuesve, sektori ynë vijet në dijeni duke I referuar rastet. Referim nga një i afërm që drejtohet te sportelet tona“-u shpreh Dosti.

-Kur ka mbërritur denoncimi në zyrën tuaj për 6 vjecaren?

Jemi vënë në dijeni të shtunën, dhe nga të gjitha hallkat kemi pasur kontakte dhe më tëj punonjësit kanë qenë pranë të miturës në spital dhe kemi pasur një mbikëqyrje të specializuar.

-A kishte shkolla apo kujdestaret dijeni për sjelljet e saj, a janë kryer të gjitha procedurat ligjore ndaj stafit shkollor?

Të gjithë aktorët ndikues në rast ngrenë dhe një plan individual për mbrojtjen e fëmijës dhe ne kemi marrë të gjitha masat.

-Cfarë mund të bëhej ndryshe nga institucionet për ta parandaluar këtë ngjarje?

Unë dua të bëj thirrje që institucionet apo cdo individ që ka dijeni për dhunë të raportojë menjeherë. Në dijeninë tonë, ju siguroj që janë marrë ligjërisht të gjitha masat.

-A ka një juridiksion zyra juaj për të nxjerrë përgjegjës të tjerë, të cilët indirekt kanë ndikuar te rasti?

Jo, nuk është kompetencë e jona. Evidencat tona kalojnë te shërbimi social, në rastin konkret, me pretendimin e ngritur pa u shprehur organet kompetente, ne do mbajme të gjitha aktet ligjore në zbatim dhe do I komunikojmë te Agjensia e Mbrojtjes së Fëmijës.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re