Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer me akuza ndaj Edi Ramës për të cilin tha se nuk ka ndjeshmëri dhe ka falur gjakun e 1400 fëmijëve kosovarë të vrarë nga gjenocidi serb.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha e etiketoi “Edi Ramën si një skllav të Vuçiçit” ndërsa theksoi se askush nuk e lejon që të falë gjakun e fëmijëve kosovarë.

“Edi Rama shkelmon mbi jetën vdekjen sakrificat e gjakut të 12 mijë shqiptarëve të vrarë në Kosovë, sigurisht ky sillet si padroni juaj. Çfarë të drejte ka ky që flet për vdekjet në Kosovë, me një akt mizor po krahason viktimat e gjenocidit serb me viktimat e luftë së dytë botërore. Cfarë njeriu është ky, ky është skllav i Vucicit. Mirë ai që është arkitekt i gjenocidit, po ky çfarë ka? Përse i kërkon Kosovës që të mbështesë Ballkanin e Hapur që e paraqet pjesë të Serbisë e cila cenon sovranitetin. A do të pranojmë një njeri si ky i cili vetëm me vjedhje… vjedhje…vjedhje, rrit cmimet në stratosferë. Ju mashtron nga mëngjesi në darkë. Vetëm fëmijë në Kosovë janë masakruar të therur dhe vrarë janë 1400, po a ka vlera ky?! A ka vlera ky njeri? Na thoni… Janë 1400 fëmijë të vrarë në Kosovë ku e ka ky autoritetin të flasë dhe t’i krahasojë me viktimat e luftës së dytë botërore. Përse përdhos parlamentin me qëllime të tilla. Kush të lejon ty të falësh gjakun e të tjerëve? Janë 1400 fëmijë shpirtrat e të cilëve kërkojnë drejtësi. Mungesa e ndjeshmërisë totale ndaj fëmijëve të akuzon si nj qenie pa shpresë”, u shpreh Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re