Skip to content

‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

ahmetaj rama

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth tre orë material.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se deri tani janë bërë publike vetëm rreth 12 minuta nga materiali dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të publikohen edhe dy pasazhe të tjera.

‘Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë’, deklaroi Ahmetaj.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Edhe diçka të fundit. Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?

Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s’e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e, as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s’ia kam fare, fare.

Çim Peka: Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.

Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.

Çim Peka: Janë tre orë. Monaco ekziston?

Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.

Çim Peka: Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?

Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, ‘shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr’, ‘o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y’. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.

Çim Peka: Pra, kemi nxjerrë vetëm 12 minuta, janë gjithsej 3 orë. Po bën gati për sot një javë, dy pasazhe të tjera. Po pres.

Arben Ahmetaj: Ndoshta, ndoshta jua bëj edhe që nesër, pasnesër zoti Peka, domethënë, s’i dihet.

Çim Peka: Jo, e lëmë për sot një javë për ta hënës sepse edhe mua më shijon kjo pjesa ta mbaj pak në ankth se ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve.

Arben Ahmetaj: Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falënderoj. Kalofshi mirë. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetaj për të reaguar mbi atë shantazh që i është bërë.