Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministret e tij Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali po kryejnë çdo ditë krime të shëmtuara elektorale.

Ai tha në studion e emisionit Open se këto krime nuk do falen ndonjëherë dhe ata do të mbahen përgjegjës. Berisha shprehu optimizmin se opozita do të fitojë shumicën e bashkive në këto zgjedhje.

“Këto janë akte të pafalshme dhe Rama do mbahen përgjegjës si kryekriminel elektoral. Ta dijë mirë ai, Balluku, Spiropali, etj që po kryejnë përditë krime të shëmtuara elektorale që nuk do të falen ndonjëherë.

Në këto zgjedhje dhe në vazhdim do rikthehemi. Ne do fitojmë shumicën e bashkive, me shifra ekzakte nuk flas dot. Nëse zgjedhjet zhvillohen nesër Rama del nga politika. Përgjegjësia ime është të bëj një fushatë në përputhje me ligjin dhe të fitoj zemrat dhe mendjet e qytetarëve.

Nuk kam në dorë gjë, nuk blej vota apo të bëj presione. Ndjek një fushatë idealiste, por nëse këta vazhdojnë në këtë mënyrë do rrokullisen”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re