Në konferencën e sotme ku u prezantua i buxheti i 2022 për Ministrinë e Arsimit, kryeministri Edi Rama kishte një porosi shumë të rëndësishme për ministrinë e Arsimit në lidhje me drejtuesit e shkollave.

Rama deklaroi se sot kemi në shkolla drejtues që janë “out” dhe që duhet të largohen për t’u lënë vendin atyre që e meritojnë.

“Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë test janë një përqindje shumë e vogël në raport me pjesën tjetër.

Por ne nuk kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.

Nuk ka rëndësi cfarë bindjesh ke dhe nga je, apo cfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv, i drejtë, i të gjitha kapaciteteve drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. Në cdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në cdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re