Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë, është shprehur i pakënaqur me përfaqësuesit e partisë në këtë qytet, duke thënë se janë bërë pengesë më shumë sesa kundërshtari, për të marrë atë që duan nga qytetarët.

Pa specifikuar emra, kreu i qeverisa tha se në Vlorë kanë patur përfaqësues që dinin vetëm të mbyllnin partinë.

“Unë kam besuar dhe besoj se pengesa jonë për të marrë atë që mund të marrim nga vlonjatët, nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë kundërshtari, por PS e Vlorës. Jo anëtarësia, por një grup njerëzish që kanë qenë të aftë ta mbyllin partinë, dhe t’u thonin njerëve “lëre se çfarë thotë Rama në TV këtu jemi ne”. Dje jam ndjerë shumë keq kur kam dëgjuar disa të rinj sesi ata janë ndjerë me përfaqësuesit tanë këtu”, tha ai.

Rama: Unë kam shumë rezerva me PS e Vlorës. Ky nuk është sekret. E kam ndarë këtë gjë vazhdimisht me kë kam mundur këtu. Unë kam besuar dhe besoj se pengesa jonë për të marrë atë që mund të marrim nga vlonjatët, nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë kundërshtari, por PS e Vlorës. Jo anëtarësia, por një grup njerëzish që kanë qenë të aftë ta mbyllin partinë, dhe t’u thonin njerëve “lëre se çfarë thotë Rama në TV këtu jemi ne”. Dje jam ndjerë shumë keq kur kam dëgjuar disa të rinj sesi ata janë ndjerë me përfaqësuesit tanë këtu.

Këta deputetë që janë sot në listë dhe nesër në Parlament. Nuk duhet të jenë vetëm deputetë, por deputetë për Vlorën dhe gjithë vlonjatët. Vlora është shumë e vogël për t’i lejuar vetes një luks absurd që njerëzit që duhen për të kontribuuar ti qëmtojmë me një anë. Njerëzit e përkushtuar duhet ta kenë një mundësi, pavarësisht bindjes. Kjo duhet të jetë PS. Një familje që të ketë kurajën dhe të ketë angazhimin që çdo vajze dhe djalë në këtë qytet ta shohë në sy dhe mos ta provojë nga ajo që meriton dhe nga respekti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko