Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në facebook, ka përcjellë fjalët e ambasadores Yuri Kim, ku kjo e fundit i del në mbrojtje gazetarëve. Duke i cilësuar si burim i informacionit dhe i llogaridhënies, Kim shprehet se gazetarët nuk duhen sulmuar dhe kërcënuar vetëm pse ata paraqesin fakte.

Postimi i plotë: “SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.” Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re