Kuvendi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, ky është qëndrimi entuziast i përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, pak përpara çeljes zyrtare të punimeve të Kuvendit në Pallatin e Kongreseve.
Ivi Kaso dhe Belind Këlliçi dhanë mesazhet e tyre në mikrofonin e Fax news, edhe për demokratët që ende janë të dyzuar, nëse duhet të bëhen apo jo pjesë e Kuvendit të ditës së sotme.
Sa i takon deklaratave të Gazment Bardhit që e quajti Kuvendin e sotëm një tjetër takim elektoral, Këlliçi e ftoi demokratin që të bëhet pjesë e takimit të sotëm.
Ivi Kaso: Kemi vendimmarrje të rëndësishme që janë planifikuar sot, janë ende në kohë, sot është një ditë ku mblidhen dhe kuvendojnë demokratët, kushdo që e quan veten opozitar duhet të jetë i pranishëm këtu.
Belind Këlliçi: Është Kuvendi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, jam i bindur që do të jetë një Kuvend i shkëlqyer.
Është Kuvendi më transparent që ka mbajtur ndonjëherë Partia Demokratike, askujt përfshirë edhe mua, nuk i lejohet hyrja pa badge, për të bërë më pas edhe skanimin elektronik.
Dora është e shtrirë për çdo demokrat. Nuk kam asnjë përgjigje, ftoj Gazment Bardhin dhe këdo tjetër që të na vijnë dhe të na bashkohen.
Kuvendi i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike do të çelë punimet në orën 10:00, ku fjalën hapëse do ta ketë ish-kandidatja për deputete Ledina Fratari.
Kuvendi i PD/ Asnjë shenjë për bashkimin, deputetët e listës ‘Basha’ nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre. Zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe caktohet data e zgjedhjeve për kryetarin
…
/faxweb