Në një lidhje Skype për Fax News Mateo Spaho dekan i universitetit Luarasi tha se deklaratat se rritja e cmimeve te biznesi i madh nuk do ndikojë në xhepat e qytetarëve janë fëmijnore dhe se padyshim cdo faturë përfundimtare do të paguhet prej tyre.

Spaho theksoi se me këtë rritje cmimesh rrezikohet që bizneset të falimentojnë dhe vendi yne të bleje mallra nga vende të tjera.

Lidhur me protestën kudnër rritjes së cmimeve ai tha se e shikon pozitive dhe nuk ka asgjë të keqe edhe nëse partia merr pjese megjithese në Shqipëri në raste të tilla situata gjithmonë demonizohet dhe lëvizjes i humbet vlera.

“Do të ketë rritje sa i takon biznesit të madh dhe që të mbijetojë duhet ta shkarkojë këtë barrë tek produktet që shet dhe kjo do ndikojë te blerësit, pra edhe mosrritja e cmimeve në biznesin e vogël prapë do ndikojë te ta. Në fund të fundit në 95% të rasteve jaanë qytetarët që paguajnë faturën përfundimtare.

Biznesi shqiptar rrezikon të falimentojë ose duhen rritur rrogat. Lajmi që qytetarët nuk do të paguajnë është fëmijnor dhe për të gjithë ata që kanë një dije minimale për ekonominë kjo gjë do ndodhë.

Protestën e shikoj pozitivisht por partia e përfshirë në të është gjithmonë e demonizuar. Nëse cdo parti del në protestë nga kundërpala del se lëvzija është e pavlerë, gjë që është e gabuar.

Duhet parë kush janë organizatorët dhe nëse janë shoqëri civile kush i financon ato në mënyrë që të mos kemi surpriza”-u shpreh Spaho.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re