Xinxifet apo sic i quajnë në shqipërinë e mesme ‘hide’ janë kultivuar në tokë prej më shumë se 4000 vitesh. Xinxifet janë të pasura me një sërë vitaminash, mineralesh por edhe antioksidantësh.
Në variantin e tyre të thatë, xinxifet kanë gjetur përdorime të larmishme në mjekësinë popullore. Ato janë përdorur prej shekujsh kundër alergjive, tensionit të lartë, dhimbjeve, problemeve me frymëmarrjen dhe stresit.
Një nga vlerat më të mëdha të xinxifeve është për njerëzit që kanë të vështirë të bëjnë një gjumë cilësor.
E gjithë pema e xonxifes ka vlera natyrale terapeutike dhe qetësuese duke nxitur gjumin, ulur stresin dhe larguar ankthin.
Roli i xonxifeve për gjumin dhe qetësinë
Siç e thamë edhe më lart, xinxifet janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat i japin organizmit shumë përfitime.
Antioksidantët tek xinxifet, veçanërisht saponina dhe flavonoidet, nxisin disa ndryshime në transmetuesit nervorë, përfshirë këtu tek serotonina.
Ky hormon është thelbësor dhe ndihmon që njeriun ta zëjë gjumi por edhe të flejë pa ndërprerje gjatë natës.
Xinxifet kundër sheqerit në gjak
Xinxifet mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Kësisoj këto fruta janë të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo ccrregullime të tjera metabolike.
Ekspertët mendojnë se ky rol i xinxifet kundër sheqerit të lartë, i atribuohet nivelit të lartë të vitaminës A e cila përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Xinxifet ndikojnë edhe në sekretimin e një hormoni që rregullon nivelin e glukozës në gjak.
Xinxifet për tretjen
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që kanë probleme me tretjen të hanë rregullisht xinxife . Ato janë përdorur prej mijëra vitesh kundër problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, fryrjet dhe konstipacionin.
Studimet thonë se hidet pakësojnë acidin gastrik dhe mbrojnë stomakun nga ulcera.
Ndërveprimi i xinxifeve me medikamente të caktuara
Këto fruta mund të kenë një reagim negativ në organizëm për shkak të ndërveprimit me barna të caktuara. Për shembull, xinxifet ndërveprojnë negativisht me ilaçet kundër diabetit.
Nëse një diabetik merr barna për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duhet të tregojë kujdes me xinxife sepse ulja e sheqerit mund të jetë e dyfishtë dhe më e madhe seç duhet.
Xinxifet dhe barnat për qetësim nuk duhet të merren në të njëjtën kohë sepse mund t’ju mbajnë të përgjumur për shumë gjatë