Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e  djeshme detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën pak ditë më parë, ku nënë e bijë u vetëflijuan sepse besonin në ringjallje.Hoxha tha në emisionin e Eni Vasilit se nëna e Anisës, Zhaneta Josifi është gjetur nga ekspertët mjeko-ligjor në gjunjë, e pajetë.

Pra, Zhaneta siç tregon dhe Blerta, vajza e dytë që mbijetoi, pasi kishte qëndruar për më shumë se 30 ditë pa ngrënë është ulur në gjunjë për tu lutur pranë divanit ku ka humbur ndjenjat. Që prej asaj dite, 2 korrik 2020, Zhaneta ka ndërruar jetë dhe po në atë pozicion u gjet nga ekspertët.

“Nëna është gjetur në gjunjë, afër divanit. U ul për tu lutur dhe aty humbi ndjenjat. Ekspertët e gjetën në atë gjendje. Janë gjëra shumë të rënda dhe të patransmetueshme.”

Gazetarja Hoxha tha se Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar në familjen Josifi do të përballet sërish me Prokurorinë, pasi Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se cfarë sekti ka frekuentuar në 5 vitet e fundit. Rrëfen me detaje cfarë bënin në Përmet, si u angazhua në Kishë, si erdhën në Tiranë, mbaruan në shkollën e lartë. Por Blerta nuk tregon se çfarë ndodhi më pas.

“Vajza do të përballet sërish me Prokurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshohet se ajo….Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se në cilin sekt bënin pjesë dhe se kur kanë marrë pjesë vitet e fundit. Ajo është shmangur për të thënë emrin. Tregon se si u angazhuan në kishë, se si u ftuan nga tezja për t’u larguar, por fsheh emrin e sektit. Blerta thotë që ‘ishim të angazhuara për të shkuar në rrugën e Zotit’”, tha Hoxha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re