Pak ditë pasi mori detyrën e re, Taulant Balla dha edhe porositë e para për drejtuesit e ministrisë së Brendshme. Balla theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në radhët e policisë ndërsa vuri në dukje se janë goditur vetëm punonjës të thjeshtë  dhe jo kokat më të larta që abuzojnë me detyrën.

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht për të vënë gjoba por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre ….Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh por brenda radhëve tona. Agjensia e Mbikëqyrjes policore është krijuar me një ligj bashkë me partnërët ndërkombëtarë.

Pyetja ime kaë kohë pas krimit të agjensisë, si një derivat i SHKB të dikurshme, është sa drejtues dhe shefash komisariatesh janë kapur deri më sot me presh në duar. Si vë këtu në diskutim rezultatet e agjencisë por nuk mund të mos vë në diskutim faktin se pas statistikave të saj, qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë.

Por keqbërës të mëdhenj më shumë sesa pak për të mos thënë aspak. Nuk po zgjatem më tutje sepse ka shumë gjëra për të thënë por gjërat për tu bërë janë ato që do të përcaktojnë ato gjëra që thashë. Uroj me ndihmën të jem fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm që shqiptarët meritojnë në këtë ministri.”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re