Kryeministri Edi Rama u rishfaq në një skenë teatri pasi ishte zhdukur për më shumë se një javë pas një shpërthimi zemërimi në stadiumet e vendit, nga Tirana, Shkodra, Korça e Vlora kundër tij.

Kryeministri foli me superlativa për qeverisjen e tij, por sidomos për koncesionet dhe PPP-të. Rama tha se nuk ka oligarkë, pasi të pasurit në vend kanë paguar më shumë taksa gjatë qeverisjes së tij.

Kryeministri shtoi më tej se situata e rendit në vend është shumë më e mirë se para gjashtë vitesh. Edhe për shëndetësinë, Rama vazhdoi me superlativa.

Për të gjithë gjërat, ai fajësoi median që po e ngarkon vendin me negativitet. Po ashtu ai tha se edhe administrata e tij ia ka nxirë faqen.

Megjithatë, vetë Rama e pranoi disa herë se edhe njerëzit e tij nuk e besojnë. Ai tha se ata janë infektuar nga lajmet kundër qeverisë.

“Flitet për PPP, aq shumë sa janë infektuar edhe disa nga ne, sepse përsëritja e gënjeshtrës ka gjithmonë gjasë të infektojë edhe subjektin,” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re