Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kritikuar bashkitë e vendit pasi nuk po respektojnë afatet ligjore lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Me anë të një reagimi në Facebook, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.
Celibashi thote se nga monitorimi i bërë nga KQZ janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
Po ashtu informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
KQZ kishte edhe nje kerkese per ministrine e Brendshme, duke i kerkuar lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.
Reagimi i Celibashit
Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.
Nga monitorimi i bërë nga KQZ:
– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.
– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.
Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:
Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.