Në pallatin e sportit në Vlorë numëron radhë të gjata pensionistësh që prej orëve të para të mëngjesit, teksa vihen re grumbullime të moshuarish.

Vlora vijon vaksinimin për moshat +90 vjec. Edhe ditën e sotme sipas bluzave të bardha do të vaksinohen moshat mbi 90 vjeç.

Janë 300 doza të programuara për këtë grupmoshë, të cilat kanë 3 ditë që aplikohen. Ajo që vihet re është prezenca e të moshuarve nën këtë moshë, ata kërkojnë të vaksinohen.

“Janë mbi 100 veta atje brenda dhe na thanë që do u bëhet mbi 90-të. E sollëm dje ne dhe se bën. Ja sot e sollëm prap. Brenda është djali dhe nëna ime. Nëna është 91-vjeçe. Për ne të tjerët se dimë kur do e bëjmë. S’flas dot. Po për sot them unë janë shumë njerëz brenda. Njerëzit janë të sëmurë. Ai thotë nga 10 veta, nga 10 veta atje janë 100.”, u shpreh një qytetare.

“I kanë future pa numër, pa radhë. Aty merr ndonjë infeksion tjetër.”, u shpreh një qytetare tjetër.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re