Anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së kanë zhvilluar sot një mbledhje të përbashkët për të diskutuar në lidhje me arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Në takimin e parë të këtij lloji, mes këshillit të gjykatave dhe të prokurorive, u vendos theksi dhe te zbatimi i hartës së re gjyqësore, e cila pritet që të shkurtojë numrin e gjykatave, dhe të bëjë të mundur grumbullimin e tyre në bazë të qarqeve.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis 2 institucioneve për menaxhimin sa me optimal të sistemit gjyqësor

“Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse te dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike”, tha ndër të tjera Ibrahimi.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut, e ndërsa tha gjykatat e Apelit janë më problematiket.

“Po ecim me hapa të sigurt, drejt vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz. Ne përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar. Kanë mbetur në sistem vetëm 2/3 e gjyqtarëve.

Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin. Misioni vazhdon, gjithçka duhet e pamundur derisa arrihet”, tha Llagami.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re