Skip to content

“Janë në krah të Edi Ramës, duhet bashkim”, aktivistja distancohet nga partia e re: Nuk na përfaqëson, janë të dështuar pa filluar

minuta e pare 1

Aktivistja Dolores Kraja ka kundërshtuar krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke deklaruar se ajo nuk përfaqëson protestuesit dhe nuk ka dalë nga lëvizja në shesh.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, Kraja u shpreh se nuk do ta mbështesë këtë parti dhe se nuk është ftuar për t’u bërë pjesë e saj.

Ajo theksoi se do të përkrahte një nismë politike që do të vinte drejtpërdrejt nga protestat, por sipas saj, krijimi i partive të veçanta në këtë moment rrezikon të përçajë lëvizjen dhe t’i japë kryeministrit Edi Rama një mundësi për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kraja deklaroi se protestuesit duhet të bashkohen fillimisht për të rrëzuar qeverinë dhe vetëm më pas të diskutojnë për krijimin e partive apo alternativave politike.

“Kjo parti nuk përfaqëson sheshin. E kanë bërë parti, por nuk na përfaqëson ne. Nuk do ta mbështes, nuk mbështes asnjë parti. Po erdhi lëvizja nga sheshi, do ta përkrah, por kjo e djeshmja nuk është e sheshit. Mendoj se janë të dështuar pa filluar.

Këta që krijojnë kështu grupesh, janë në krah të Edi Ramës. Të krijohen këto lloj partish, ti po i jep atij një shkak për t’u bërë zgjedhje të parakohshme. Nuk duhet të jetë kjo. Duhet të bashkohemi bashkë, të rrëzojmë të keqen më të madhe dhe më pas të bëjmë parti.”