Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë kanabisi me leje nga shteti.
Berisha u shpreh se kjo është mbjellja më e madhe e kanabisit e regjistruar ndonjëherë në vend.
“Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë”, u shpreh kryedemokrati.
Ai e konsideroi se katastrofën më të madhe, teksa shtoi se me këtë akt, sipas tij, kryeministri Edi Rama bleu mijëra vota.
“Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje. Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale”, tha ish-kryeministri.
Sali Berisha: Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori.
Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë.
Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.
Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend.
Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit.
Kjo është katastrofa më e madhe dhe me këtë akt, Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.
Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje.
Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale.
Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen.