Vëllai i 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij, Majlind Habibi më 2 Dhjetor, është shprehur se në ngjarje janë të përfshirë edhe familjarët e autorit.
Viktima Branko Shkoza (Majtas)
Ai ka deklaruar se i vëllai nuk ka pasur konflikte me asnjë dhe nuk ka dijeni si ka ndodhur krimi. Vëllai i viktimës deklaroi se trupin e pajetë të 33-vjeçarit e gjetën pas 4 ditësh kërkime në kanalin e ujërave të zeza pranë banesë së tyre në Durrës.
Ai kërkoi që të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët, duke theksuar se edhe familjarët e 35-vjeçarit kanë pasur dijeni për krimin, ndërsa shtoi se duhet të arresohen për fshehje të kufomës.
“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi. Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i 33-vjeçarit për Euronews.