Rrinë natën zgjuar dhe janë pajisur me armë nga frika e vjedhjes.

Banorët fshatrave të Shënkollit në Lezhë prej 2 muajsh kanë rënë pre e grabitësve. Tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë plaçkitur 50 banesa. Hajdutët marrin çfarë të gjejnë, kryesisht bagëti e mjete pune. Grabitja e fundit ndodhi para disa ditësh në shtëpinë e dy grave.

“E din policia sepse 20% e policive janë të nderuar kurse 80% e tyre janë mjerë Shqipëria. Kam dalë në Greqi nuk shikon polica kurse këtu shikon policë në bllok në dorë”, thotë banori i zonës.

Banorët janë të shqetësuar dhe i kërkojnë ndihmë policie që të marrë masa të shpejtë në lidhje më këtë çështje problematike që po ndodh në shtëpitë tyre. Ata kanë dyshime se efektivet mund të jenë të lidhur me hajdutet që po bëjnë kërdinë, duke ju plaçkitur. Ndonëse kanë denoncuar të gjitha rastet e vjedhjeve, policia nuk ka mundur të gjeje hajdutet të cilët po vjedhin pa u shqetësuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re