Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka folur për mediat para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku 4 të rinjtë e arrestuar pas protestës së opozitës, u njohën me masat e sigurisë.

Bardhi u shpreh se kanë ankimuar në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ndërsa paralajmëroi se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal.

LEXO EDHE: U arrestuan pasi hodhën flakadanë e molotovë gjatë protestës së opozitës, gjykata lë të lirë 4 të rinjtë

“Është bërë gjatë ditës së djeshme kallëzim penal dhe ankesë pranë AMP, dua që secili prej tyre t’i bëj një paralajmërim, që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal. Punonjësit e policisë duhet të respektojnë ligjin dhe jo të ushtrojë dhunë.

Secili prej tyre është identifikuar dhe do të mbaj përgjegjësi, dhe për dhunën do të mbajë përgjegjësi.

Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re