Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se sot gjyqësori nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve.

Sipas saj, ‘harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u ideua’.

Xhixho u shpreh më tej se nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi, brenda afateve të arsyeshme, nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara, janë më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Aktualisht -tha Xhixho- janë rreth 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016.

 

Deklarata

Sot gjyqësori në vend nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve. Është njëkohësisht alarmante dhe dëshpëruese, që disa vite pas reformimit të sistemit të drejtësisë, nuk kemi arritur ende t’i japim vendit një sistem funksional, dhe që i shërben qytetarit.

Harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u ideua. Nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi, brenda afateve të arsyeshme, nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara, janë më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Sot,78% e çështjeve gjyqësore janë përtej afatit të procesit të rregullt ligjor, ndërsa për të shqyrtuar një dosje, duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të kësaj reforme.

Aktualisht, janë rreth 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016.

 Në gjykatat e shkallës së parë, një qytetari i duhen të paktën 2 vite për të marrë drejtësi. Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite për të marrë drejtësi, ndërsa në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite. Pra,minimumi rreth 12 vite për një proces që kalon në të tre shkallët e gjyqësorit.

Zvarritja tej çdo afati, e ka bërë drejtësinë një realitet të paarritshëm për shumë qytetarë, që kanë ndërruar jetë në pritje të një vendimi.

Të tjerë rrezikojnë të zgjedhin vetëgjyqësinë, që në krye të herës, duke qenë të bindur se për të marrë drejtësi në Shqipëri, mund të mos të mjaftojë një jetë.

Pjesa më e madhe e proceseve të vonuara me vite të tëra janë cështje civile. Janë me mijëra pensionistë që presin vendime, të cilat në shumicën e rasteve, vijnë atëherë kur prej tyre nuk përfitojnë më as ata, as familjarët e tyre.

Në pritje të drejtësisë që zvarrit pa fund me vendime, shumë pensionistë ikin nga kjo botë pa gëzuar të drejtën që u takon me ligj. Në këtë mënyrë, nga garantuese e të drejtare, gjykata kthehet në shkelëse të tyre. Një dëm që fatkeqësisht nuk korrigjohet më.

Për shumë qytetarë, falë hartës së re gjyqësore, drejtësia është kthyer në luks. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, aksesi në drejtësi bëhet i pamundur.

Ndërkohë shkalla e dytë e gjyqësorit, përveçse një proces me kosto të shumëfishuara për qytetarët nga rrethet, ka ende vetëm një të tretën e trupës gjyqësore që duhej të kishte.

Sot në Apelin e Tiranës, ka vetëm 26 gjygjtarë, ndërkohë që organika e miratuar me dekret Presidencial, është 78 gjygjtarë.  Edhe sikur ky numër të plotësohej që sot, prapë efiçenca e sistemit do të ishte e pamundur.

Sepse, nuk ka infrastrukturë gjygjësore, nuk ka salla, as zyra për ta.

Ndaj harta gjygjësore është një dështim, dhe pasojat kanë rënë, dhe po bien çdo ditë mbi qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Nevoja për ta vendosur sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve, sot është emergjente.

Duhet domosdoshmërisht, një diskutim i gjerë profesional, dhe public, në mënyrë që të merren vendimet e duhura, dhe të shpejta, duke pranuar pa paragjykim, problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë emergjente.

Sepse, drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re