Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka denoncuar ditën e sotme koncesionin e shërbimit funeral në këtë qytet.
Sipas Xhaferrit ky koncesion do t’i jepet kreut të PS-së në Durrës, Luan Xaxa, ndërkohë ai shprehet se janë 400 milionë lekë që i vidhen qytetarëve.
“Afro 400 milionë lekë të vjetra që do të jepen me koncesion, një grabitje e pastër, një taksë e re që i shtohet qytetarëve të këtij qyteti.
Deri tani ekspozova fakte. Dihet qartësisht sesi i ndajnë këto tenderat. Sesi i zgjedhin paraprakisht bizneset. Tani që janë në prag të ikjes kanë shkuar më tej.
Sipas burimeve brenda bashkisë së Durrësit tenderin e merr kryetari i PS-së në Durrës, Luan Xaxa. Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të këtij vendi.
Këto raste e bëjnë edhe më shumë të domosdoshme për të shporrur këtë bandë me 25 prill,” deklaroi Xhaferri.
/faxweb
