Presidenti i vendit Ilir Meta ka ndarë me video një mesazh të fortë, që dha gjatë konferencës së djeshme, për të gjithë ata që shqetësohen nga deklaratat e tij. Meta shprehet se të gjithë ata që mendojnë se do bëjnë tërmet si në Dibër dhe Shijak në zgjedhjet e Prillit, duhet të jenë të shqetësuar, në çfarëdo pozite që mbajnë.

Postimi i Metës:

Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Presidenti Meta foli dje mbi mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme, ku tha se askush nuk i imagjinon pasojat që do të ketë në rast se njerëz të ndryshëm e çojnë në mend këtë.

“Shqipëria ka një pengesë të pakapërcyeshme për çeljen e negociatave, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar atë që do të ndodh nëse duan të vjedhin zgjedhjet”, u shpreh dje Meta.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re