Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij elektoral në Dropull, është ndalur edhe tek çështja e aeroportit të Rinasit ku kontrollorët e AlbControll anuluan punën e tyre për shkak të uljes së pagave.

Rama thotë se është në dijeni për pagat e ulëta në vend mirëpo, rritja e tyre nuk mund të  bëhet me mënyrën që kontrollorët zgjodhën të ndjekin duke stopuar të gjithë aktivitetin  dhe duke marrë  “peng jetën e vendin sepse janë të stresuar”.

“Si rriten pagat me ata si ata dje që marrin peng  jetën e vendit se janë të stresuar  se i kanë pagat 2400 dollarë. Pagat 2400 dollarë dhe jemi të stresuar nuk punojmë dot, kur këtu çfarë  duhet të thonë mjekët dhe infermierët e pavionëve në Shqipëri. Çfarë duhet të bëjnë  të lenë punën dhe të dalin te oborri i spitalit të thonë ‘jemi të stresuar le të vdesin të gjithë i duam pagat kaq e kaq”.

Përfitojnë ata paga dhe më të larta megjithëse ne ua kemi rritur, I japim 1000 euro, I meritojnë ata . Çfarë duhet të thonë ata që shërbejnë në rrugët e Shqipërisë  ditën dhe natën  me uniformat blu ‘Jemi të stresuar nuk punojmë dot më në rrugë mes shiut dhe erës, nën diell duam paga më të larta se e lamë fare, ikim’.

Kështu me rradhë të gjithë po të nisemi nga shembulli I këtyre. Por nuk ndodh kështu, nëse do të ishte kshu të ishte e mundur do e bënin vende të tjera. Edhe në Francë ankohen për pagat”- tha kryeministri gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë se puna në aeroportin e Rinasit është anuluar që prej ditës së djeshme pasi kontrollorët filluan të protestojnë për uljen e pagave të tyre për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re