Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për shkatërrimin e institucioneve publike nga protestuesit, të cilët janë të revoltuar për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Në një shkrim në Facebook, bën thirrje që të shmanget futja e njerëzve brenda institucioneve të shtetit pasi brenda ka punonjës të thjeshtë që janë të terroruzar. Sipas Tomorrit, ata nuk kanë lidhje me politikën apo pushtetin, por janë rrogëtarë pa asnjë faj.

Statusi i plotë: Kushdo qe ka ze ne proteste duhet te shmange futjen e njerezve brenda institucioneve.

Jo per institucionet. Por ka punonjes qe kane mbetur brenda neper ministri, te cilet jane te terrrorizuar. Nuk jane njerez politike. Jane, specialiste dhe rrogetare te thjeshte, te cilet nuk kane asnje faj. As jane vendimarres, as administrojne pushtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re