Vijon protesta nga banorët e lagjes “5 maji” të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës.

Banorët thonë të vendosur se nuk do të largohen nga prona e tyre duke paralajmëruar se askush nuk do të mundet të ndërtojë mbi këtë pronë. Gjatë prononcimeve për “Fax News”, banori i kësaj zone thotë se edhe nipërit e tij janë të traumatizuar pasi kërkojnë që të rikthehen në shtëpinë e prishur nga fadroma.

“Ata jo vetëm i kanë shembur por kanë bërë masakër, skano kursyer asgjë as mobilje as fotografitë të gjitha në tokë janë. Kthehem tek shtëpia aty kam kujtimet. Ndaj ne kërkojmë marrëveshje pasi nuk iki nga gërmadhat e shtëpisë time, do të luftoj cdo ditë. Në atë vend aty ska të drejtë askush të ndërtojë pa lejen time. Deri tani një fëmijë 4 vjec dhe 1 e gjysmë nuk kuptojnë gjë ata. Në gjendje psikologjike ndihen keq kur shikon që i shembet shtëpia. Më thotë vajza e vogël pse nuk vemi tek shtëpia që ishim, ne i justifikojmë, mundohemi që mos i mërzitim. Për ne nuk intersohet askush, kurse të huajt i mbajnë me të mira. Është një traumë e madhe psikologjike, duhet të konsultohemi me psikolog”, tha banori.

“Kam jetuar tek një njeriu im, tani me lekët e mia kam marrë shtëpi me qira. 250 e kam qiranë, 350 më shkon bashkë me ujë dhe drita. Të paktën në Ukrainë shembet një pallat kurse këtu e rrafshoi të gjithë. Laureta i la të gjitha brenda, orenditë të gjithë janë prishur mobiliet. Nënë e dy kalamajve është e turpshme si e arrestuan”, u shpreh banori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re