Mjekët dhe ekspertët e shëndetit në Spanjë janë shprehur të zhgënjyer nga procesi i vaksinimit, që sipas tyre është duke ecur me ritme të ngadalta. Në Spanjë  janë vaksinuar më pak se 90 mijë persona që nga nisja e vaksinimit rreth dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, është shprehur se me marrjen e dërgesës së tretë nga ana e Pfizer të ketë dhe një ritëm më të shpejtë të vaksinimit.

“Ne kemi marrë dërgesën e tretë të vaksinës dhe shpresojmë të arrijmë ritmin në fushatën tonë të vaksinimit në javët e ardhshme”, tha Illa.

Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech është aprovuar në 21 Dhjetor dhe vaksinimet filluan më 27 Dhjetor, por procesi ka qenë i ngadaltë dhe është kritikuar në disa shtete anëtare duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Në Spanjë, fushata e vaksinimit është ndërprerë pjesërisht për shkak të Vitit të Ri, pasi shumë punonjës të sektorit shëndetësor janë me pushime dhe disa të moshuarit që jetojnë në azile kanë shkuar tek të afërmit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re