Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës, ku një grup kriminelësh serbë të armatosur sulmuan policinë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe një tjetër të plagosur.

Përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga luftimet, Berisha njofton se janë vrarë 8 terroristë të Beogradit.

Ai gjithashtu dënon atë që e quan lojë kriminale të Beogradit dhe mbështet përpjekjet e policisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe sigurisë.

Reagimi i Berishës:

Situata e rënduar shumë në Zveçan. Policia e Kosovës asgjeson 8 terroristë qe ishin të mbyllur në Manastirin e Banjskës në Zveçan njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet.

Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës. #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re