Skip to content

Januzaj kalon Belgjikën në ‘’ferr’’

Angli – Belgjikë ishte ndeshja për kreun e grupit G, që nga të gjithë ishte quajtur ndeshja që duhej humbur. Të dy trajnerët hedhin në fushë formacionet e dyta madje duke i djegur mundësinë sulmuesve kryesor të tyre Lukaku dhe Kejn për të luftuar për titullin e golshënuesit edhe në këtë ndeshje. Në fushë sot ishte edhe Adnan Januzaj pikërisht ndaj Anglisë, gjithmonë opsioni i tij i parë për të zgjedhur një kombëtare dhe menjëherë protagonist.

Ishte goli i tij ai që vendosi këtë sfidë dhe Belgjika fiton për të marrë kreun e grupit. Pas Japonisë që do të jetë pengesa e parë në vazhdim nëse do të vazhdoj më larg për Belgjikën pritet një short tepër i vështirë. Ndërsa Anglia përballë Kolumbisë nuk pritet ta ketë edhe aq të lehtë.

Ndeshja tjetër vendos një rekord sidomos me golin e Panamasë pasi për herë të parë kemi një botëror ku secila prej skuadrave pjesëmarrëse shënon të paktën dy gola. Panamaja e mbyll në avantazh pjesën e parë pas autogolit të Meriah. Në fraksionin e dytë vjen përmbysja tuniziane me Ben Jusef dhe Kazri. Kështu afrikano veriorët e mbyllin me tre pikë në vendin e tretë ndërsa panamezët duhet ti gëzohen pjesëmarrjes dhe golave të shënuar./Berati.TV

Angli 0-1 Belgjikë

Shënues: Januzaj 51’

Panama 1-2 Tunizi

Shënues: Meriah 33’ (a)/ Ben Jusef 51’, Kazri 66’