Arkitektët japonezë po tregojnë se janë një hap para të gjithëve, pasi kanë zbuluar planet për ndërtimin e kullës më të lartë në botë.

Deri këtu është gjithçka normale, pasi ndërtime të tilla po vijojnë në çdo shtet, por Japonia është ndryshe sepse po e ndërton prej drurit .

Bëhet fjalë për kullën prej 350 metrash lartësi, me dyqane, banesa, zyra dhe hotele, e cila do të bëhet ndërtesa më e lartë në Japoni kur të përfundohet në vitin 2041.

E vendosur në qendër të Tokios, struktura prej 5,9 miliardë dollarësh është të kthejë kryeqytetin japonez në një qytet miqësor për mjedisin dhe të ndihmojë “ta transformojë qytetin në një pyll”, kanë thënë arkitektët e planit.

Projektet për strukturën u hartuan nga firma arkitekturore me bazë në Tokio, Nikken Sikkei, por ndërtesa do të ndërtohet nga Grupi Sumitomo, një nga konglomeratet më të mëdha të biznesit në Japoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re