Sipas një hulumtimi 5.800 studentë në Japoni e kanë ndërprerë studimin ose e braktisën atë gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë (MEXT) bëri një hulumtim që shqyrton përqindjen e studentëve që braktisën ose i ndërprenë studimet në të gjithë vendin.

Më shumë se 1.000 universitete 4-vjeçare dhe 95 për qind e kolegjeve profesionale dhe teknike në të gjithë vendin iu përgjigjën hulumtimit të ministrisë.

Hulumtimi zbuloi se 5.800 studentë ndërprenë arsimin e tyre ose braktisën universitetin midis prillit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas kësaj, 1.367 studentë u larguan nga universitetet ​​e tyre përgjithmonë ndërsa 4.434 studentë i ndërprenë studimet.

Ndër arsyet më të shumta të largimit nga universiteti, ishte efekti i pandemisë së COVID-19.

Duke folur për transmetuesin publik NHK, zyrtarët e MEXT thanë se gjatë periudhës së njëjtë, 99 për qind e shkollave zgjatën afatin për të paguar shkollimin ndërsa 74 për qind ulën ose hoqën dorë nga tarifat.

Profesori i Universitetit Nihon, Suetomi Kaori deklaroi se shumica e studentëve që u larguan si rezultat i pandemisë u desh të punonin dhe t’u jepnin ndihmë financiare familjeve të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re