Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme japoneze të publikuara të dielën, një në 10 qytetarë është 80 vjeç e lart, pasi përqindja e të moshuarve arriti një nivel të ri.

Të moshuarit në Japoni, pra sipas përkufizimit qytetarët e moshës 65 vjeç e lart, përfaqësojnë 29,1% të popullsisë së përgjithshme (përfshirë një rekord të ri), sipas analizës demografike të shpallur nga Ministria e Brendshme në prag të ditës së sotme të respektit për të moshuarit.

Japonia konsiderohet si vendi me më të moshuarit në botë. Megjithatë, ishte hera e parë që nga viti 1950 që numri i të moshuarve në Japoni ra: me rreth 10,000 krahasuar me një vit më parë, në 36.2 milionë.

Numri i qytetarëve të moshës 75 vjeç e lart kaloi për herë të parë 20 milionë. Të moshuarit e moshës 80 vjeç e lart u rritën me 270,000 krahasuar me vitin e kaluar dhe tani janë 12.5 milionë, duke përbërë më shumë se 10% të popullsisë totale të Japonisë.

Vlen gjithashtu të theksohet se numri i qytetarëve të moshës 65 vjeç e lart që janë ende në punë është rritur për të 19-in vit radhazi në rreth 9.12 milionë. Përqindja e punëtorëve të moshuar u rrit këtë vit në 25.2%. Me gati një në shtatë punëtorë në Japoni që konsiderohen “të moshuar”, kjo përqindje është më e larta në mesin e vendeve të zhvilluara ekonomikisht të botës.

Duke pasur parasysh shkallën e ulët të lindjeve dhe mungesën e fuqisë punëtore në një shoqëri që po plaket me shpejtësi, Ministria e Brendshme e Japonisë thekson se pret që treguesit e lartpërmendur të rriten më tej në vitet e ardhshme. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re