Skip to content

Japoni, rritet në 14 numri i të vdekurve nga reshjet e dendura të borës

thumbs b c b4e9427c76a9bb0e1bb6f80fd7de4df2

Numri i të vdekurve në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës në pjesë të ndryshme të Japonisë ka shkuar në 14.

Reshjet e borës në Japoni kanë përfshirë provincat veriore dhe perëndimore që nga 17 dhjetori.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive (Shobocho), numri i të vdekurve nga fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës në gjithë vendin është rritur në 14 dhe numri i të lënduarve në 80, raportoi televizioni shtetëror NHK.

Ndërkaq, rreth 20.000 shtëpi në ishullin verior Hokkaido janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pas reshjeve të borës, tha kompania Hokkaido Electric Power (HEPCO).

Mediat e vendit po ashtu raportuan ndërprerje në shërbimet ajrore dhe hekurudhore për shkak të reshjeve të dendura borës.

Burimi: AA