Mikizo Ueda, japonezi që mbante titullin e njeriut më të vjetër në “tokën ku lind dielli”, ka vdekur në moshën 112-vjeçare, njoftuan të martën autoritetet e qytetit Nara.

Banori njëqindvjeçar i Narës lindi në maj 1910.

Pas vdekjes së Ueda-s më 9 shtator, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë pritet të shpallë në ditët në vijim se kush është njeriu më i vjetër i gjallë në Japoni.

Japonia ka një nga jetëgjatësia më e lartë në botë dhe jo pak japonezë janë njohur si njerëzit më të vjetër në botë.

Kane Tanaka, i cili u rendit në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si personi më i vjetër në botë, vdiq më 19 prill në prefekturën Fukuoka në moshën 119-vjeçare.

Pas vdekjes së saj, banorja më e vjetër e Japonisë tani është Fusa Tatsumi, 115 vjeç, nga Osaka. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re