Japonia ekzekutoi sot sulmuesin e dënuar për vrasjen e 7 personave gjatë një sulmi me thikë në Tokio në vitin 2008, raportuan mediat japoneze.

Ky është ekzekutimi i dytë që kur kryeministri Fumio Kishida erdhi në pushtet. Në dhjetor të vitit të kaluar u ekzekutuan tre persona për vrasje të shumta.

Tomohiro Kato, 39-vjeç, shtypi këmbësorët në një zonë ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë më 8 qershor 2008, raportoi “Kyodo News”.

Pasi doli nga automjeti i tij, ai theri me thikë katër persona dhe plagosi tetë të tjerë.

Gjykata e solli vendimin e saj përfundimtar në vitin 2015.

Ministri japonez i Drejtësisë, Yoshihisa Furukawa deklaroi: “Incidenti kishte pasur ndikim të rëndësishëm në shoqëri, pasi privoi shtatë persona nga jeta e tyre e çmuar”.

Urdhri për ekzekutimin e vrasësit ishte nënshkruar të premten e kaluar, tha ministri.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re