Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida falënderoi Turqinë për diplomacinë efektive në vazhdimin e eksporteve të drithit nga Ukraina nën sulmet ruse.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhet në New York të SHBA-së për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka pritur në një takim kryeministrin e Japonisë, Kishida.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë thuhet se në takim Kishida sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë i ka cilësuar si “veprime dhune që trondisin themelin e rendit ndërkombëtar”.

Kishida tha se i kanë mirëpritur “përpjekjet rezistente diplomatike” dhe rolin aktiv të Turqisë në vazhdimin e eksporteve të drithit nga Ukraina që ndodhet nën sulme.

Dy liderët në takim ranë dakord për përshpejtimin e negociatave mes dy vendeve për përfundimin sa më parë të marrëveshjes së partneritetit ekonomik.

Në fund të korrikut, OKB-ja dhe Turqia morën përsipër ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës për eksportin e sigurt të drithit nga portet në Detin e Zi.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko