aponia i ka bërë thirrje Kinës që të ndalojë aktivitetet e saj kërcënuese në Detin e Kinës Lindore dhe të zgjidhë abuzimet e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang dhe në Hong Kong.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun kinez, Wang Yi, e cila zgjati rreth 90 minuta.

Gjatë bisedës, ministri Motegi deklaroi se ka “shqetësime serioze” në lidhje me shkeljen e ujërave territoriale japoneze rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore dhe kërkoi që Kina t’i ndalonte këto aktivitete.

Motegi gjithashtu bëri thirrje që Kina të zgjidhë shkeljet e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur dhe Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.

Gjithashtu u diskutua rëndësia e ruajtjes së bashkëpunimit në drejtim të sigurimit të tregtisë “së drejtë dhe të paanshme” midis dy vendeve, koronavirusi i ri (COVID-19) dhe ndryshimet klimatike.

Agjencia Kyodo njoftoi se ishte biseda e parë e dy homologëve pas vizitës së Wang Yi në Tokio në nëntor 2020.

Transmetuesi publik NHK kishte njoftuar se anijet me flamur kinez hynë në ujërat territoriale të Japonisë 12 herë këtë vit rreth Senkaku-t.

Autoriteti për përdorimin e armëve

Ligji, i cili hyri në fuqi më 1 shkurt në Kinë, autorizon rojën e saj bregdetare të përdorë armë kundër anijeve të huaja që nuk i respektojnë rregullat.

Agjencia Kyodo deklaroi se ky ligj autorizon Kinën për të synuar anijet japoneze që lundrojnë rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Arkipelagu në Detin e Kinës Lindore, të cilin Japonia e quan “Senkaku” dhe Kina si “Diaoyu”, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re