Dy automjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit në Kinostudio që mbulon dhe një pjesë të zonës së Dajtit, Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës. Ndihma erdhi nga Ambasada e Japonisë në Tiranë.

Automjetet tha kryebashkiaku Erion Veliaj janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët.

“Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj.Bashkëpunimi me Japoninë, kjo dhuratë bujare, që besoj se është vetëm fillimi, na dëshmon se miqtë njihen në ditë të vështira.

Kur punët janë mirë, kur kemi festa, të gjithë duan bileta. Asnjë nuk kërkon biletë kur ka përmbytje, kur ka zjarr, kur ka tërmet dhe pandemi. Se në atë lloj shfaqje mendojnë se do merren vetëm ata që do rrezikojnë jetën. Edhe në ato lloj ditësh na duhen miqtë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa ambasadori i Japonisë falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen që Tirana i ka dhënë aktiviteteve japoneze gjatë gjithë kësaj kohe./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re