Japonia i premton Afganistanit ndihmë humanitare në vlerë prej 190 milionë dollarë

Japonia-Afganistani.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha se vendi i tij do t’i sigurojë Afganistanit një ndihmë humanitare prej 190 milionë dollarësh.

Kishida mbajti një fjalim në Samitin e jashtëzakonshëm për Afganistanin të vendeve të G20, i organizuar me iniciativë të Italisë si kryesuese e G20 me anë të video-konferencës.

Ai theksoi se vendi i tij do të mbështesë Afganistanin me 190 milionë dollarë për ndihma humanitare, duke shtuar se kjo shumë do t’i dorëzohet Afganistanit nëpërmjet organizatave ndërkombëtare.

Kishida gjithashtu dënoi sulmin me bombë javën e kaluar në Kunduz dhe shprehu angazhimin për të rritur përpjekjet ekzistuese me palët përkatëse në luftën kundër terrorizmit.

Sipas tij, mbrojtja e të drejtave të të gjithë afganëve në vend ka një vend të rëndësishëm në zhvillimin e Afganistanit. Kishida tha se gratë duhet të jenë në gjendje të arsimohen dhe të punojnë.

“Nëse administrata talebane, e cila mori qeverisjen e Afganistanit, mbron të drejtat e njeriut dhe kryen një ‘proces politik gjithëpërfshirës’, mund të tërheqë përsëri burime, fonde dhe mbështetje për rindërtimin e vendit”, tha kryeministri japonez.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë