Parqet dhe lulishtet e kryeqytetit do te jene me te pastra. Qeveria japoneze do te ndihmoje Bashkinë e Tiranës per te përmirësuar shërbimin e pastrimit, si dhe shtimin e pajisjeve për mirëmbajtjen.
 
Përfaqësuesi i Japonisë ne Tirane, ambasadori Makoto Ito vlerësoi punën per gjelbërimin e kryeqytetit.
 
“Është një kënaqësi e madhe që firmos këtë projekt, i cili ka impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mjedisit në Tiranë. Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin tim për kryetarin e Bashkisë dhe punën e tij të palodhur për krijimin e ‘Pyllit Orbital’, duke planifikuar mbjelljen e miliona pemëve të reja në Tiranë, e cila konsiderohet realisht si trashëgimia më e mirë për gjeneratën tjetër.”
 
Me herët, ambasada japoneze ka financuar ne shtimin e gjelbërimit ne Tirane me mbjelljen e qershive japoneze ne parkun e liqenit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re