Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi Japoninë qendrore, pa paralajmërim për cunami ende. Lëkundjet vijnë pak më shumë se një javë pasi një tërmet i fuqishëm shkatërroi pjesë të Japonisë qendrore më 1 janar.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar 200, ndërsa më shumë se 100 janë ende të zhdukur, thanë autoritetet.

Tërmeti me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri shkatërroi ndërtesa, shkaktoi zjarre dhe dëmtoi infrastrukturën në Gadishullin Noto.

Ai gjithashtu shkaktoi një cunami me valë mbi një metër të larta në brigjet e Gadishullit Noto, një rrip i ngushtë toke që shtrihet rreth 100 kilometra në Detin e Japonisë. Lëkundjet u ndjenë deri në Tokio, 300 km larg. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re